|
PER TE MARRE PJESE NE INTEL ISEF, NXENESIT NGA SHQIPERIA DUHET TE MARRIN PJESE NE ASEF - Albanian Science and Engineering Fair ÇFARE ESHTE NJE PANAIR I INTEL-it? Një panair shkencor i Intel ISEF është një panair shkencor anëtar i bashkësisë së ISEF-it. Këto konkurse ekzisojnë në afërsisht çdo shtet të SHBA-ve si dhe në 40 shtete të tjera. Drejtuar nga GÜLISTAN EDUCATIONAL FOUNDATION (Kolegjet Turke) panairi shkencor i bashkërenduar me Intel ISEF quhet ASEF -Albanian Science and Engineering Fair – i cili për këtë vit do të mbahet më 14 Mars, 2009 , në Tiranë. Për më shumë informacion kontaktoni: ose vizitoni: www.societyforscience.org/isef
INTEL INTERNATIONAL SCIENCE AND ENGINEERING FAIR ( INTEL ISEF ) 14 mars 2009 CFARE ESHTE NJE PANAIR SHKENCOR DHE SI MUND TE MARR PJESE NE INTEL ISEF ?
KËRKIMI SHKENCOR Kërkimi është një progres me të cilin njerëzit zbulojnë ose fitojnë njohuri të reja për botën në të cilën ata jetojnë. Nxënësit modelojnë projektet e tyre kërkimore, të cilat kanë të dhëna numerike, të nxjerra nga eksperimentet; të ndjekura nga analizat dhe aplikime të të dhënave. Projektet të cilat janë prezantime ose shpjegime për projekte internacionale, nuk janë të përshtatshme për kërkimet shkencore të panairit.
SI FUNKSIONON ? - Fillimisht zgjidhni një temë në njërën prej kategoritë. Për të marrë pjesë në Intel Asef duhet plotësuar formulari i aplikimit të cilin mund ta zbritni nga linku www.gulistan.edu.al/intelasef, dhe duhet dërguar në adresën e e-mail-it intelasef@gmail.com ose brenda një zarfi në Drejtorinë e Përgjithshme të Fondacionit Gülistan. Data e fundit për pjesmarrje është 28 shkurt 2009. Finalistët që do të marrin pjesë në finale do të shpallen më 7 mars 2009. Nëse kualifikoheni për në finale, do të prezantoni punën tuaj para jurisë më 14 mars 2009, në Tiranë. PERSHKRIMI I KATEGORIVE TE ISEF Nxënësit mund të përgatisin projekte kërkimore për : - Shkenca e kafshëve Mund ta prezantoni projektin tuaj në anglisht ose shqip. Mund të kërkoni ndihmë nga ndonjë universitet por me kusht që ta përmendni gjatë prezantimit.
Nxënëset shqipëtare me Z. Craig R. Barrett Drejtues i Bordit të Korporatës së Intel-it, në INTEL ISEF të vitit të kaluar në Atlanta.
DO DOJA TE PERGATISJA NJE PROJEKT SHKENCOR DHE TE MERRJA PJESE NE INTEL ISEF SI FINALIST POR NUK DI CFARE TE BEJ! Për ata që dëshirojnë do te mbahen kurse trajnimi se si te përgatitet një projekt shkencor. Kurset do të mbahen në adresat e mëposhtme dhe detajet do të shpjegohen aty. Do të prezantohen shembuj të projekteve të viteve të mëparshme Nxënësit që kanë marë pjesë në Intel ISEF në SHBA do të tregojnë për përvojën e tyre.
|