Me 22-26 prill 2010 u mbajt ne Bukuresht te Rumanise edicioni i 8-te i olimpiades se INFOMATRIX 2010 (International Computer Project Competition). Kjo olimpiade vuri theksin ne dhenien e kontributit te studenteve te mbare botes per zhvillimin e metejeshem te informatikes dhe te shkencave kompjuterike bazuar mbi imagjinaten dhe pasionin e ketyre studenteve. Gjithashtu ajo i dha udhe edhe nxitjes se bashkepunimit e dialogut nderkulturor midis shteteve ne te kater anet e rruzullit me ane te aktiviteteve te ndryshme kulturore e sportive te mbajtura gjate diteve te olimpiades.
Edhe Shqiperia u perfaqesua denjesisht ne kete eveniment nga ANDI RRASHI, nxenes i shkolles "Hasan Riza Pasha" ne Shkoder. Ai mori pjese ne finalet e INFOMATRIX ne Rumani, i shoqeruar nga drejtuesi i tij, z.Halil Karımış. Andi u nderua me medalje Bronxi pasi zuri vendin e trete me projektin e tij "Visioblitz" ne kategorine ku ai konkuroi (Digital Content). Kjo fitore paraprihej edhe nga nje tjeter vend i trete i zene ne konkursin nderkombetar te infomatikes (Ebiko) te mbajtur ne Ankara, Turqi para 2 vitesh nga i njejti nxenes.
Ky eshte nje sukses shume i madh per vete nxenesin por edhe per vendin tone i cili dita-dites po ben hapa te shpejte ne zhvillimin drejt moshes digjitale duke pasur parasysh edhe faktin se olimpiada INFOMATRIX kete vit gezonte pjesemarrjen e 32 shteteve garuese te mbare botes. Emri i Shqiperise tashme eshte lartesuar dhe ka filluar te shihet seriozisht edhe nga arena nderkombetare ...








