Gulistan Institucionet Arsimore

Better education, Better future...

  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size
Home The Community

Përfundoi Olimpiada e 7 Ndërkombëtare e Turqishtes

E-mail Print PDF

Çdo vit e më tepër shtohet interesimi dhe dëshira për të mësuar gjuhën turke në mbarë botën. Një tregues i kësaj është dhe interesi I treguar ndaj Olimpiadave Ndërkombëtare të Turqishtes.

Këto olimpiada organizohen çdo vit me pjesëmarrjen e nxënësve nga e gjithë bota. Këtë vit u organizua në Turqi olimpiada e 7 me pjesëmarrjen e rreth 700 nxënësve finalistë të ardhur nga 115 shtete të ndryshme të botës.


Shqipëria në këto olimpiada merr pjesë rregullisht dhe renditet ndër vendet më të suksesshme. Këtë vit vendi ynë u përfaqësua me një grup prej 20 nxënësish të cilët konkuruan në 9 nga 13 fushat e përcaktuara.

Në përfundim të olimpiadës u fituan medalje dhe çmime si mëposhtë:

Eriselda Keshi: Flori
Megi Këllezi : Argjend
Enkela Krosi: Argjend
Elisa Memushaj: Bronz
Armanda Llolla: Bronz
Olsi Breshani: Bronz
Esma M. Meşecan: Çmim inkurajues
Ana Koldashi: Çmim inkurajues



Mbas kthimit të nxënësve në Shqipëri, u organizua pranë kompleksit arsimor “Turgut Özal” një ceremoni për shpërndarjen e çmimeve. Në këtë ceremoni merrnin pjesë dhe biznesmenë e funksionarë të lartë të shtetit turk si dhe qytetarë, miq e dashamirës të të dy vendeve. Gjatë ceremonisë nxënësit fitues dhuruan një buqetë me këngë, valle e recitime në gjuhën turke.

Last Updated on Thursday, 18 February 2010 09:12