Gulistan Institucionet Arsimore

Better education, Better future...

  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size
Home Lajme Intel ISEF 2010 - Kalifornia

Intel ISEF 2010 - Kalifornia

E-mail Print PDF

“Ne i kemi dedikuar Intel Isef-in shoqerise globale per te inkuarajuar risite. Ne besojme se edukimi dhe frymezimi I studenteve te rinj, te cilet do te zgjidhin sfidat e se nersermes, eshte I rendesishem per te ardhmen tone. Ne duam te rrisim rolin e shkences si motivim dhe frymzim neper shkolla dhe me gjere sepse eshte ajo qe jep zgjidhje per te permiresuar jeten ne te gjithe globin”.

Ky eshte prezantimi qe I ben Shoqata per Shkencen dhe Publikun (The Society for the Science & Public) konkursit shkencor parauniversitar me te madh ne bote: Intel Isef (Intel eshte sponsor I pergjithshem, isef: international science and engineering fair). Ky konkurs zhvillohet prej 60 vjetesh nga kjo shoqate me baze ne SHBA dhe konsiston ne prezantimin e nje projekti shkencor nga studente  te klasave 9 – 12 qe te sjelli risi ne nje fushe te caktuar te shkences. Pjesmarresit finalist  kane te drejte te konkurojne ne 14 kategori si Matematike, Fizike, Inxhinieri etj.

Qellimi I ketij konkursi perputhet me vizionin per horizonte te reja te dijes te Kolegjeve Turke ne Shqiperi. Prej 4 vjetesh Kolegjet Turke kane marre te drejten ekskluzive per te zhvilluar konkursin kombetar ku mund te marrin pjese nxenes nga te gjitha shkollat e mesme te shqiperise  per te pasur shansin qe te zgjidhen finalist te konkursit Intel Isef. Kete vit  finalistet nga Shqiperia ishin Enxhi Kodra dhe Eni Vrapi nga Kolegji Turgut Ozal me projekt ne grup nga kategoria e shkencave te mjedisit, Rina Ismailati nga Shkolla Ismail Qemali me projekt nga kategoria e Matematikes dhe Kristi Mitre nga e njejta shkolle me project nga kategoria e Zoologjise.
Bashke me mesuesit pergjegjes te derguar nga Intel Asef-I (Intel Albanian Science Engineering Fear), keta nxenes moren pjese nekete eveniment shkencor qe u zhvillua ne San Jose te Kalifornise ne datat 8 – 12 Maj.

Ata ishin finalist bashke me 1600 student te tjere te perzgjedhur nga rreth 60 vende te botes. Gjate 5 diteve te programit zhvilloheshin aktivitete te ndryshme sociale dhe shkencore  si simpozjume dhe seminare shkencore nga mesues dhe nobeliste, vizita njohje ne zyrat e Intel dhe Google, vizita ne qendrat universitare apo ne qytet, mbremje njohjeje dhe kokteile per nxenesit. Cmimet e ketij konkursi ishin po aq mbreslenese sa gjithe ky organizim I vecante. Duke filluar me njehsume prej $75.000 dollaresh deri tek bursa studimi, bileta pjesmarrjeje ne ndarjen e cmimeve nobel te ketij viti dhe ne seminaret shkencore te zhvilluara ne ate kudar, te drejte per te marre pjese ne organizaten boterore te shkencetareve te rinj.

Ky aktivitet paraqet nje  rendesi te vecante ne rritjen e horizonteve te arsimit persa I perket shqiperise. Ai pervijezon rruge te reja qe duhen ndjekur per te inkurajuar dhe ngritur me lart nivelin e studenteve shqipetar  dhe per te krijuar keshtu shtyllat e nevojshme intelektuale te se ardhmes se ketij vendi.