Gulistan Institucionet Arsimore

Better education, Better future...

  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size
Home Të dhena per regjistrimin

Të dhëna për regjistrimin

E-mail Print PDF

1. Data e Provimit

Download
Provimi i Klasave te 5’ta (Tiran-Durres-Shkoder / Turgut Özal & Hasan Riza Pasha) : 16 May 2010 Provimi 2009
Provimi per Burse i Klasave 8’a (Mehmet Akif Djem & Mehmet Akif Vajza) Tiran : 16 May 2010 Provimi 2009
Provimi i Klasave te 8-9’ta (Turgut Özal ) Tiran & Durres : 09 May 2010 Provimi 2009
Provimi i Klasave te 9’ta (Mehmet Akif Djem & Vajza & Hasan Riza Pasha) Tiran&Shkoder : 16 May 2010 Provimi 2009

2. Vendet e Konkurimit

Konkursi kete vit per Kolegjin Mehmet Akif Djem & Vajza do te zhvillohet ne keto qytete: Tirane, Kukes, Peshkopi, Korçe, Vlore dhe Gjirokaster ne te njejtin orar.

3. Të Dhëna Për Regjistrimin

Dokumentacioni : Dy fotografi, Çertifikata e lindjes
Vendi i Regjistrimit : Kolegji i Vajzave Mehmet Akif
Adresa : Rr.Kavaje Prane 21 Dhjetori Tirana
Tel: : (042) 23 48 95

4. Regjistrimi

Në kolegjet turke, në muajt maj – qershor bëhen rregjistrimet paraprake për nxënësit ekzistues dhe për ata të rinj, pranimi i te cilëve bëhet në bazë të një provimi. Nxënësit që nuk regjistrohen në kohën e duhur, në rast të plotësimit të kontigjentit, humbasin të drejtën e regjistrimit.

Në rast regjistrimi të nxënësve të jashtëm në klasën e parë (1), të gjashtë (6) dhe të dhjetë (10), u jepet përparësi nxënësve të kolegjeve turke.

Nëse ka kërkesa për regjistrim në klasat ndërmjetëse nga nxënës të jashtëm dhe ka kontigjent, këta nxënës merren në provim. Nxënësit që fitojnë provimin bëjnë regjistrimin dhe pranohen në shkollë.

 

5. Veprimet Që Kryhen Gjatë Regjistrimit

a) Marrëveshja e shkollimit
Ndermijet shkollës dhe prindërve të nxënësve që fitojnë të drejtën e regjistri-mit në shkollat turke, bëhet një marrëveshje. Marrëveshja është e vlefshme për 1 vit arsimor. Viti arsimor përbëhet nga 2 semestra ose gjithesej 35 javë mësimore në bazë të përcaktimeve të Mini-strisë së Arsimit dhe shkencave.
Në marrëveshje përcaktohen të drejtat dhe përgjegjësitë e palëve.

b) Procedura e aplikimit për konvikt
Nxënësit që fitojnë të drejtën e regjistrimit në një shkollë me konvikt, duhet të aplikojnë gjithashtu për konvikt. Nxënësit konviktorë krahas rregullores së shkollës janë të detyruar të zbatojnë edhe rregulloren e konviktit.
Në konvikte pranohen vetëm nxënësit e shkollave të mesme.

c) Procedura e aplikimit për përdorim transporti
Nxënësit që aplikojnë për përdorim transporti janë të detyruar të japin adresën e saktë të banimit. Nxënësit të cilët gjatë regjistrimit nuk aplikojnë për përdorim transporti, nuk përfitojnë shërbimin e tij.
Për ndryshimet e mundëshme të adresës, nxënësit duhet të njoftojnë shkollën në kohë, në të kundërt përgjegjësia bie mbi prindin.

d) Procedura e aplikimit për uniformë
Në ambjetet e kolegjeve turke nxënësit janë të detyruar të mbajnë uniformë. Uniforma që do të përdoret në mësim dhe në aktivitetet sportive përcaktohet çdo vit nga drejtoria e shkollës. Në momentin e aplikimit merren masat e uniformës sipas përmasave të fëmijes. Uniformat të cilat porositen me përmasat e secilit nxënës shpërndahen në fillim të vitit shkollor.

Last Updated on Friday, 07 May 2010 10:42